31 Janar, 2018

Angela Martini në rolin e “shtëpiakes”, ja si e pret bashkëshortin


Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, modelja e njohur shqiptare ka treguar jetën prej “shtëpiakeje”.

Bëhet fjalë për Angela Martinin, e cila pasi kaloi momente të paharrueshme në muajin e saj të mjaltit, tani ka treguar rutinën që është kthyer në Rumani.

Angela ka provokuar teksa pozon në një divan dhe krah fotos shkruan: “Thjesht jam një shtëpiake, pres që bashkëshorti im të vijë dhe të flasim për alientët, Zotin, Tm, etj. Thjesht gjëra të zakonshme”.

Ashtu siç ka treguar dhe më parë Angela dhe miliarderi rumun Dragos po jetojnë çaste të lumtura.

© Panoramaplus.al