Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi një rrëfim i cili i ka tronditur të gjithë ndjekësit e saj.

Me anë të disa InstaStory-ve, Bebe ka hapur zemrën për sfidat, padrejtësitë dhe betejat që ka përjetuar gjatë karrierës në industrinë muzikore.
“Kohët e fundit kam menduar shumë për rrugëtimin tim në muzikë. Dashuria ime më e madhe në jetë ka qenë të shkruaj këngë dhe t’i performoj ato. Por diku gjatë rrugës, gjithçka pushoi së qeni e thjeshtë. Gjithmonë kishte shumë ‘kuzhinierë në kuzhinë’. Shumë opsione. Dhe unë jam pjesërisht fajtore sepse doja të kënaqja të gjithë. Vetëm doja të fitoja, por e humba veten. Kur përpiqesh të ndjekësh hite, e hollon identitetin tënd,” shkruante ajo.
Në një tjetër shkrim, Bebe tregoi më shumë për pasojat emocionale që kjo situatë pati tek ajo:
“U dekurajova. U ndjeva e heshtur. U dorëzova. Edhe pse ndjej se fansat e mi më besnikë e kanë kuptuar çfarë po ndodhte”.
Një nga deklaratat e forta të Bebes ishte ajo ku thonte se për shkak se nuk u bë palë kurrë me politikën i është dashur të vuajë.
“Ka pasur raste kur jam ndier e anashkaluar. Më kanë mbajtur pas. Qëllimisht. Jo për shkak të talentit apo përkushtimit tim, por për shkak të politikave. Sepse nuk kam ledhatuar egot. Sepse isha e vështirë, vetëm pse mbroja veten time. U ndëshkova për vite,” shprehej Bebe.
Mirëpo, artistja nuk nguroi të fliste edhe për kolegët e saj të cilët nuk e kanë pasur fatin të rikthehen pasi kanë dështuar.
“Ajo që më thyen zemrën janë artistët që heshtën ose u lanë mënjanë, dhe disa prej tyre nuk kthehen më kurrë”.
Por Bebe nuk e mbylli rrëfimin me pesimizëm. Ajo e përforcoi vendosmërinë dhe forcën e saj me fjalë frymëzuese:
“Por jo unë… Unë jam luftëtare. Dhe do ndalem vetëm kur të vdes, ose kur të zgjedh vetë të ndalem. Jo sepse disa njerëz me pushtet mendojnë se mund të më shkruajnë historinë.Ky është një kapitull i ri. Dhe unë po e marr sërish lapsin në dorë për të shkruar historinë time. Jam shumë e emocionuar për fillimin e diçkaje të re. S’mund të pres ta ndaj me ju. Kjo nuk ka të bëjë me hakmarrje. Ka të bëjë me rilindje. Për ata që janë anashkaluar, heshtur dhe quajtur të nënvlerësuar hahaha. Unë nuk kam përfunduar. Thjesht po filloj,” përfundoi ajo.
© Panoramaplus.al

