Pas rreth nëntë muajsh lidhje, Tom Cruise dhe Ana de Armas janë ndarë. Një burim pranë çiftit zbuloi se ishte aktorja që vendosi t’i jepte fund romancës së tyre.

Sipas Us Weekly, Ana de Armas vendosi të ndahej sepse ritmi i shpejtë i lidhjes së tyre e kishte shqetësuar.
“Gjërat po ecnin shumë shpejt dhe Ana po fillonte të ndihej paksa në siklet me ritmin e marrëdhënies“.
Aktorja ka kërkuar ndarje, por ende “e vlerëson dhe e pëlqen shumë Tomin“, me të cilin ka “kimi të pamohueshme. Ata duan të mbeten miq, por asaj i duhej të bënte një hap prapa“, shtoi burimi.
Lidhja e tyre thuhet se filloi kur ata kalonin pothuajse çdo ditë së bashku duke u përgatitur për skenat e vështira nënujore të filmit të tyre “Deeper”, i cili është “ngrirë” përkohësisht.
“Filloi si një respekt i ndërsjellë profesional dhe më pas flaka u ndez. Tomi u magjeps plotësisht nga Ana“, tha i njëjti person, duke shtuar se ajo “e shijonte shoqërinë e tij“.
De Armas, siç u tha, “ndihej e tërhequr, pasi ai e mbështeste në gjithçka që ajo donte të bënte“.
“Ana mendonte se ky vit do të ishte shumë ndryshe, kështu që është e zhgënjyer. Por ajo e di që gjërat do të përmirësohen dhe po ecën përpara. Ajo mbetet shoqe me Tom“, tha burimi.
© Panoramaplus.al
