Aktorja e njohur Amanda Bynes së fundmi ka pranuar për herë të parë se ka bërë operacione plastike, ndërsa tregoi se një ndërhyrje estetike e ka bërë tek sytë.

“Shikova disa histori në internet që thonë se kam një pamje të re dhe nuk kam qenë kurrë e hapur për këtë më parë, por në fakt kam bërë një operacion blefaroplastik në palosjet e lëkurës në cepat e syve,”-tha aktorja në një video në InstaStory.
Ndërsa vazhdoi: “Ishte një nga gjërat më të mira që mund të kisha bërë për vetëbesimin tim dhe më bëri të ndihesha shumë më mirë në lëkurën time.”

Kohët e fundit Amanda u shtrua në një spital psikiatrik në mënyrë që të mund të shërohej pasi ajo doli pa rroba rrugëve të qytetit.
© Panoramaplus.al

