15 Gusht, 2024

Aludimet se ishte rikthyer me Tunën, Cozman do të bëhet baba për herë të parë


Reperi i njohur, Cozman do të bëhet baba. Artisti dhe partnerja e tij misterioze do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

cosman tuna12

Sipas KlanKosova, reperi dhe e dashura e tij, të cilën e mban të fshehtë dhe s’e ka bërë publike, do të bëhen prindër së shpejti.

Lajmi vjen pas aludimeve se Cozman ishte rikthyer në krahët e ish-partneres së tij, Tuna.

Aludimet nisën pasi reperi dhe këngëtarja publikuan së bashku  “I huj”, një bashkëpunim i tyre disa vite pas ndarjes.

Por, mes ish-çiftit duke se ka mbetur vetëm respekti për njëri-tjetrin, ndërsa Cozman është i lumtur krah partneres së tij.

Ende s’ka një reagim nga ana e Cozman në lidhje me lajmin që e dashura misterioze do ta bëjë baba për herë të parë.

© Panoramaplus.al