Noizy ia arriti qëllimit!

Mbrëmja e 14 gushtit padyshim ka qenë e Rigels Rajkut (Noizyt). Reperi organizoi koncertin e tij në zemër të Tiranës. Alpha Show u ndoq nga qindra fansa në sheshin Nënë Tereza. Përpos mbështetësve, miqve dhe kolegve të reperit, nuk mungoi as prezenca e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.
Kreu i qeverisë hyri “Live” në Facebook gjatë mesnatës, duke postuar më pas një video nga momenti kur në skenë u ngjit njeriu i mbrëmjes, Noizy, i mirëpritur nga fansat me drita në duar.
“Tirana Live,”-shkruan kryeministri krahas videos duke e shoqëruar me një fytyrë me zemra.
Kujtojmë që ndër artistët shqiptar që performuan në skenën e Alpha Show-t ishin edhe bashkëpuntorët e Noyzit si: Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj.

Teksa nuk munguan as kolegë të cilët nuk kanë bashkëpunuar me reperin deri tani, por që nuk hezituan të shprehin mbështetjen e tyre me performanca të mrekullueshme. Të tillë si: Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Orhidea Latifi ose Kida apo edhe Stresi.
© Panoramaplus.al
