12 Qershor, 2018

Almeda iku e zhgënjyer nga Shqipëria, por Tolgahan surprizon me deklaratën e tij


Moderatorja e njohur ka mbyllur para disa ditësh eksperiencën e saj të parë në “Dancing With The Stars”, pas muajsh punë dhe qëndrimi në Shqipëri duket se Almeda Abazi iku e zhgënjyer, sidomos nga produksioni i programit.

Në një reagim të sajin në “Instastory”, ajo tregoi se shpenzimet ekstra të hotelit ku kishte qëndruar për më shumë se tre muaj i kishte paguar vetë, madje edhe pastrimin e kostumit të Tolgahanit në pastrimin kimik e kishte nxjerrë nga xhepi i vet.

Por bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk ka tjetër përshtypje për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Gjatë një interviste në “Vizionin e Pasdites”, Tolgahan ka treguar se është shumë i kënaqur në mikpritja që iu bë në Shqipëri. “Ndihem si në shtëpinë time, nuk jam ndjerë aspak si i huaj”, ka thënë aktori i njohur turk.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al