Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë padyshim një nga çiftet më të dashu të publikut. Ata janë mjaft të komentuar në media e rrjete sociale ku kanë edhe një numër të madh fansash, si shqiptarë ashtu edhe turk.

Por mbrëmjen e djeshme e ka marrë vëmendjen një postim në “Instastory” i Almedës. Ajo ka treguar se po ndiqte ndeshjen Serbi-Brazil, e siç duket modelja është fanse e futbollistit Neymar.

Ajo ka postuar një video ku filmon Neymarin dhe e ka etiketuar atë duke i shkruar: “Neymar a je njeri shpirt?”.

E duket se bashkëshorti i saj është bërë paksa xheloz, pasi vetëm pak minuta më vonë ai postoi foton e mëposhtme, si për t’i treguar bashkëshortes “Hej jam këtu”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
