Modelja e njohur shqiptare Almeda Abazi tashmë ka vendosur të merret edhe me një profesion tjetër, siç është ajo e këngëtares. Një gjë të tillë ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet postimeve në profilin e saj në “Instagram”.

Almeda ka zbuluar se për realizimin e projektit ka bashkëpunuar me një nga artistët më në zë në Turqi, Burak Yeter. Ndërkohë kënga që do të publikohet së shpejti mban titullin “Alabama”.
Në “Instagram”, Almeda ka publikuar pamjet e para të videoklipit, ku ajo shfaqet mjaft sensuale dhe e kuruar në detaje. Ndërkohë klipi është me ngjyra të zymta dhe xhirimet janë bërë pranë detit.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
