25 Dhjetor, 2020

Almeda Abazi zbulon momentin kur i tregoi Tolgahan se do bëheshin me vajzë dhe publikon foton kur nisi gjithçka mes tyre, daton më …


Almeda Abazi dhe partneri i saj, Tolgahan po shijojnë momentet më të bukura të martesës së tyre.

Pak kohë më parë, cifti zbuluan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Almeda Abazi tregoi se do të mirëpresë në jetë një vajzë.

Ndërkohë së fundmi ish-Missi shqiptar është bërë pjesë e një pyetsori viral në rrjetet sociale “Posto një foto të …”, ku ndjekësit i kërkuan që të publikonte imazhe të ndryshme nga jeta e saj personale.

Një prej tyre i kërkoi të ndante me ta foton e parë të realizuar me aktorin turk.

Imazhi bardh e zi daton në 14 shkurt të vitit 2015 dhe është realizuar në orën 04:24.

Në foto Almeda Abazi shihet duke puthur në faqe babain e dy fëmijëve të saj.

Ndërsa një prej ndjekësve i kërkoi të tregojë momentin kur aktori mësoi se ishte në pritje te një vajze.

Moderatorja publikoi bisedën e realizuar me Tolgahan dhe tregoi se ai ishte jashtë Stambollit në atë periudhë.

“E dija. Të thashë të kujtohet? Po më shkëlqejnë sytë,”- ishin mesazhet që ai i dërgoi, pasi Almeda i tregoi foton e ekos së bebit dhe gjininë e foshnjës.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al