Ditën e djeshme modelja e njohur Almeda Abazi e cila ka prezantuar këtë sezon spektaklin ‘Dancing With the Stars’ u komentua gjatë nga mediat pas një statusi që bëri në instastory, ku akuzoi produksionin e këtij spektakli se nuk i kishte mbuluar asnjë shpenzim.

“Sapo bëra check-out nga hoteli ku kam qëndruar 3 muaj në Tiranë dhe për habinë time sapo pagova shpenzimet extra pra ujin që kam pirë nga minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi dhe përfitimi, erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e Dancing With The Stars Albania, duke lënë angazhimet e tij në Turqi.”- kishte shkruar Almeda në statusin e saj.

“Gjithsesi theksoj se kjo nuk ka të bëjë me shqiptarët, (përkundrazi ndjeva dëshirën t’jua shpreh këtë në respekt të dashurisë që kam për ju dhe për respektin që ju keni treguar ndaj meje), por i adresohet totalisht produksionit”, kishte shkruar ndër të tjera Almeda në status.
Mirëpo ditën e sotme ka reaguar edhe produksioni i cili ka publikuar pak më parë faturat e shpenzimeve të Almedës. Sipas disa fotove të siguruara nga ‘CNA’ në to shihet sesi Vizion Plus ka paguar në hotelin në të cilin Almeda ka qëndruar, madje shihen edhe faturat që produksioni ka paguar për udhëtimet business-class nga Turqia në Shqipëri.

Ndër të tjera aty përfshihen edhe shpenzimet e ushqimit që ka konsumuar aktorja për çdo javë, pa përmendur këtu edhe rrogën e majme që Almeda ka marrë gjatë këtyre muajve si prezantuese e spektaklit të njohur.


© Panoramaplus.al

