Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur për publikun, të cilët së shpejti do të bëhen edhe prindër për herë të dytë.
Në rrjetet e tyre sociale e sidomos në Instagram, nuk mungojnë dedikimet e bukura për njëri-tjetrin, ashtu siç ishte dhe ai që bukuroshja shqiptare bëri mbrëmë.
Almeda publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto, ku shfaqej një luan dhe një luaneshë, të cilët kishin prekur kokat me njëri-tjetrin.

“Ne”, shkroi ajo krahas postimit shoqëruar me një ‘emoji’ zemre.
Ndërkohë, nuk ka munguar edhe komenti i bashkëshortit të saj, aktorit të njohur turk, Tolgahan-it, i cili ishte në shqip.

“Po”, shkroi ai, shoqëruar po ashtu me një ‘emoji’ zemre.

Përveç kësaj, Almeda publikoi në Instastory edhe një foto të vjetër të tyre, bardh e zi, të realizuar që në vitin 2015.

Duket se aktori po mëson çdo ditë e më shumë të komunikojë në gjuhën shqipe, dhe këtë e tregon herë pas here në rrjete sociale.

Almeda dhe Tolgahan u martuan në vitin 2017 dhe u bënë prindër për herë të parë rreth një vit më vonë, kur në jetë erdhi djali i tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.


