Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi çdo javë do të udhëtojë nga Turqia në Shqipëri e anasjelltas, pasi është prezantuese e spektaklit “Dancing with the stars”.

Pas përfundimit të spektaklit, ajo kthehet menjëherë te bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayışman, duke treguar se çfarë sakrifice bën që të jetë pranë tij.

E teksa dje ishte në krye të detyrës, duke moderuar “Dancing With the Stars”, mëngjesin e sotëm ajo është nisur drejt Turqisë. Almeda ndau një video duke pritur në Aeroportin e Rinasit, që avioni të niset.
Në video shkruan: “Kaq e lodhur dhe e përgjumur. I urrej vonesat”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
