Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi, i ka thënë “po” ofertës për të prezantuar edicionin e ri të spektaklit “Dancing with the stars” në Tiranë. Tashmë, ajo ka bërë gati valixhet për kthimin në Shqipëri, duke u parapërgatitur për martesë në distancë, tashmë me bashkëshortin e saj, aktorin turk Tolgahan Sayisman.

Çifti ka deklaruar në media se janë shumë të dashuruar dhe nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit, ndaj ky vendim i Almedës do të jetë një sprovë për martesën e tyre të lumtur. Ndërkohë, “Vizion Plus” ka nisur punën për “Dancing with the Stars”, me moderatore Almedën.
Por sipas Blitz.al, këtë vit programi i kërcimit që nis në muajin mars, do të vijë ndryshe nga më parë. Burime të brendshme kanë treguar se kasti i këtij viti do të përbëhet nga personazhe të njohur të ekranit shqiptar, por të cilët i kemi parë edhe më herët të kërcejnë.

Produksioni ka menduar që këtë vit të realizojnë një “Dancing” në formën e një reality show ku personazhet që do të konkurrojnë në kërcim, do të jenë dy nga konkurrentët më të mirë të gjashtë edicioneve të mëparshme. Kështu, pritet që nga java në javë të bëhet shumë show dhe konkurrenca të jetë e fortë mes emrave VIP.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
