12 Qershor, 2018

Almeda Abazi bën foto seksi tek “Prestige Resort” para largimit për në Turqi


Ka drejtuar për 12 javë spektaklin “Dancing With The Stars” dhe në finale i dhuroi publikut kërcimin më romantik me bashkëshortin e saj super të famshëm, Tolgahan Tayışman, një nga aktorët e famshëm të serialeve turke dhe një nga meshkujt më të bukur të Turqisë.

Almeda një ditë para se të largohej drejt Turqisë, ka preferuar që të bëjë një set fotosh në plazhin e Durrësit, më saktë në “Prestige Resort”, vendi i preferuar i personazheve Vip, shqiptarë dhe të huaj.

Pushuesit e të dielës në Resort, janë habitur kur kanë parë Almedën dhe bashkëshortin e saj, një çift shumë i bukur të cilët edhe nëse nuk i njeh, nuk mund të kalojnë pa u vënë re. “Prestige Resort”, krahas shërbimit shumë cilësor, ofron pamje spektakolare për të bërë foto, prandaj zgjidhet shpesh edhe për këtë arsye.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al