Alketa Vejsiu është një nga personazhet që shquhet për udhëtimet e shumta që bën nëpër botë. Moderatorja e njohur ka vizituar pothuajse një pjesë të madhe të vendeve nëpër Europë.
Por shpesh herë e ka pranuar se destinacioni i saj i preferuar që e viziton të paktën një herë në vit është Italia.

Vejsiu e do aq shumë atë vend sa që së fundmi po bën plane dhe për të ardhmen. Edhe pse është vetëm 34 vjeçe, Alketa ka vendosur që tani se ku do e kalojë pleqërinë e saj.
Në një postim që ka bërë së fundmi në profilin e saj në rrjetin social “Isntagram”, ajo ka shpërndarë një foto nga Val d’Orcia, një vend përrallor dhe shumë i qetë në veri të Italisë.

“Vendi im i preferuar në të gjithë botën! Kur të gjitha flokët e mia të thinjen, zemra ime të bëhet jeshile si këto fusha dhe një ngjyrë e zbehtë portokalli si ky perëndim dielli, këtu do të doja të pushoja përgjithmonë”, shkruan ajo në përshkrimin e fotos.


