12 Prill, 2018

Alketa Vejsiu publikon foton dhe i bën dedikim bashkëshortit: Të dua…


Moeratorja e njohur Alketa Vejsiu ka vendosur që jetën e saj private ta mbajë larg mediave, sidomos pjesën e ekspozimit të fëmijëve dhe të bashkëshortit të saj.

Edhe pse ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto e video të ndryshme si nga ana profesionale, apo nga pushimet dhe udhëtimet që bën, është e pamundur që të gjesh pamje nga familja e saj.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit një foto që rrallë mund ta shohim në profilin e saj. Moderatorja ka publikuar foto të dorës së saj dhe të bashkëshortit, të shtrënguara bashkë.

“Të dua”, ka shkruar Alketa Vejsiu për bashkëshortin krahas fotos.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al