1 Gusht, 2018

Alketa Vejsiu me poza seksi, fotografohet me këmbët ngritur në jahtin luksoz


Alketa Vejsiu prej disa javësh ka nisur pushimet dhe ka vizituar disa nga vendet më atraktive në Evropë dhe jo vetëm.

Moderatorja e njohur nuk ka ngurruar që pushimet luksoze t’i ndaj edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Alketa ka postuar foto të shumta në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon se ku po i kalon pushimet. Së fundmi ajo ka zgjedhur që të kalojë disa ditë në Sardenje të Italisë.

Moderatorja ka publikuar pak më parë një foto shumë seksi, ku ajo shfaqet e ulur në një jaht luksoz, teksa ka ngritur këmbët duke shijuar pamjen e mrekullueshme që i ofron ishulli i njohur.

Për këtë foto kanë reaguar edhe ndjekësit, të cilët e kanë komplimetuar atë për fizikun.

© Panoramaplus.al