Alketa Vejsiu është bërë nostalgjiken duke postuar në rrjetin social “Instagram” disa video të vjetra. E njohur si prezantuese dhe producente e disa spektakleve e emisioneve më të ndjekura në vend, një ndër to edhe “X Factor”, ajo ka publikuar një video ku tregohen fituesit dhe tregon se e ka marrë malli për këtë spektakël.

Kanë kaluar 5 vjet që kur Ergi Dini u shpall fitues, këngëtari që u nda nga jeta dy vite më parë. Në video shfaqet edhe momenti kur Ergi u shpall fitues dhe moderatorja shkruan se do të kishte dashur një përqafim djalit me zërin më të bukur.

“Me ka marre malli per X Factor! Ju dua te gjitheve. Dhe vecanerisht nje perqafim do kisha dashur t’ja jepja zerit me te bukur te djemve te zbuluar nga 4 edicionet Ergi Dini”, shkruan Alketa.
© Panoramaplus.al

