8 Maj, 2018

Alketa Vejsiu jep lajmin e trishtë për emisionin “Piter Pan”


Emisioni “Në kurthin e Piter Pan” është kthyer shumë shpejt në të preferuarin e teleshikuesve ku çdo të hënë fëmijët protagonistë me pyetjet e tyre i vënë shpesh në siklet të ftuarit VIP.

Mbrëmë “Piter Pan” pati puntatën e 8 dhe me të nisur emisioni, Alketa Vejsiu ka dhënë lajmin e trishtë se këtij emisioni po i vjen fundi.

Moderatorja u shpreh se edhe 4 javë kanë mbetur nga finalja e cila do të mbahet në qershor.

 

Alketa zbuloi se finalja do të bëhet e madhe e do të jenë pjesë disa artistë, siç shkruan Xing.

© Panoramaplus.al