23 Korrik, 2018

Alketa Vejsiu “çmend” pushuesit në Itali, pozon e veshur me bikini


Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar Alketa Vejsiu mesa duket ka nisur pushimet e saj të gjata. Pas përfundimit të sezonit televiziv, ajo udhëtoi drejt Afrikës e më pas në disa vende të tjera.

Por tani duket se është duke u relaksuar në Itali. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj shumë foto me momentet më të bukura nga vendet përrallore që ka vizituar.

Ajo sot ka mahnitur fansat teksa ka postuar një fotografi nga pushimet në Itali. Alketa shfaqet e veshur me bikini ngjyrë të verdha, e futur në ujë.

Moderatorja ka pozuar teksa ka treguar se është në formë mjaft të mirë pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al