Alex Soros, djali i filantropit miliarder George Soros, dhe Huma Abedin, ish-bashkëpunëtore e ngushtë e Hillary Clinton, u martuan të shtunën, më 14 qershor, në një ceremoni luksoze në rezidencën e familjes Soros në Water Mill, Southampton.

Fillimisht e planifikuar si një dasmë intime, eventi u shndërrua në një ngjarje glamuroze pas këmbënguljes së vetë Hillary Clinton.
Ceremonia mblodhi së bashku figura të rëndësishme të politikës, biznesit dhe modës. Mes të ftuarve spikatnin emra si zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff, ish-presidenti Barack Obama me zonjën e parë Michelle, senatorët Chuck Schumer dhe Nancy Pelosi, kryeministri shqiptar Edi Rama, trashëgimtarja Nicky Hilton Rothschild, ikona e modës Anna Wintour, dhe ish-CEO i Google, Eric Schmidt. Sigurisht, të pranishëm ishin edhe anëtarët e familjes Clinton.
Atmosfera festive u përcjell nga një performancë live emocionuese e grupit legjendar Boyz II Men. Të ftuarit shijuan një menu të rafinuar që përfshinte agnolotti me tartuf, supë të ftohtë me bizele, mish të klasit Wagyu dhe karkaleca të pjekur në skarë.
Huma Abedin shkëlqeu me dy fustane të veçantë nusërie: një krijim delikat Givenchy me dantellë, dizenjuar nga Sarah Burton, dhe një tjetër romantik nga shtëpia e modës Erdem, i punuar me tyl të qëndisur nga Erdem Moralioglu. Revista Vogue publikoi imazhe ekskluzive nga prova e fustanit, ndërsa Alex Soros ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale në nder të babait të tij për Ditën e Babait, duke e përmbyllur javën me emocione të veçanta.
© Panoramaplus.al
