Alessandra Ambrosio dhe i dashuri i saj Richard Lee dukeshin më të lumtur se kurrë teksa dëfreheshin në plazh gjatë arratisjes së tyre St Barts.

Modelja 40-vjeçare u shfaq e veshur me bikini, duke konfirmuar edhe njëherë fizikun perfekt që ka, teksa rrinte e relaksuar në krah të partnerit të saj, Richard duke shëtitur përgjatë plazhit. Dyshja dukej se po shijonin një set fotografik të tyre teksa ishin duke u zhytur së bashku në rrezet e diellit. Alessandra është nënë e dy fëmijëve Anja, 13 dhe Noah, nëntë vjeç, me ish të fejuarin e saj Jamie Mazur, me të cilin u takua nga viti 2005 dhe u nda në 2018.

Ish-bukuroshja e Victoria’s Secret duket se është përgjithmonë me pushime, duke u shfaqur në ishullin e Karaibeve vetëm disa javë pas pushimit të saj të gjatë të Vitit të Ri në Brazilin e saj të lindjes.
Alessandra është tani në një lidhje me Richard Lee. Dyshja janë lidhur që nga shkurti i vitit 2021, pasi u kapën duke bërë takime të shumta së bashku në Los Angeles.

Çifti së fundmi kaloi kohë në Brazil, me Richard që i referohej Alessandrës si ‘udhërrëfyesin’ e tij zyrtar të turneut në Instagram.
Para Richard, supermodelja ishte e lidhur me stilistin Nicolo Oddi, por dyshja duket se janë ndarë diku para dhjetorit 2020.
© Panoramaplus.al
