Velina e emisionit investigativ “Stop”, Alesia Bami tërheq gjithnjë vëmendjen e publikut me fotot provokuese që poston në rrjete sociale, aty ku ajo nuk ngurron të ekspozojë trupin me forma bombastike.

Ndërkohë një ditë më parë, Alesia u nis për në Barcelonë, ku po kalon pushimet. Modelja e njiohur ka postuar sot një foto që po “çmend rrjetin”, ku shfaqet me bikini pranë pishinës.

Vetëm kaq është dashur që të aludohet edhe mbi personin që ja ka bërë foton duke nisur thashethemet se Alesia ndodhet atje me të dashurin.

Megjithatë me një postim në “Instastory”, modelja ka zbuluar se pushimet po i kalon me shoqe të cilën e fotografon të hipur mbi një shkallë.


