Sot në Kosovë po zhvillohet seanca plenare për votimin e qeverisë së re që do drejtojë vendin.

Dhe kandidati i propozuar për kryeministër Albin Kurti shkoi në një sallon bukurie përpara se të shkonte në Kuvend.
Indeksi Online shkruan se Kurti rregulloi preu dhe rregulloi flokët tek berberi Armend Gashi, i cili publikoi fotot në rrjetin e tij social Facebook.
“Erdhi dita e shumë pritur ✔️E Tash Kryeministri Albin Kurti eshtë gati #AlbinKurti #VVLDK #finaltouches #voguehair,”- shkroi ai.

Kurti bëri sot propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

© Panoramaplus.al

