21 Dhjetor, 2017

Alberti largohet nga “Babastars” bashkohet me armikun e përbetuar Noizyn?


Dikur armiq të përbetuar, ndërsa tani duket se janë bërë dy miq shumë të mirë.

 

Sigurisht të gjithë e mbani kur një vit më parë ishte komentuar shumë përleshja mes dy repervëe të “Babastars” Cozman e Albert Krasniqi së bashku me reperin e “OTR”, Noizyn, transmeton Gazeta Epxress.

Nga kjo përleshje Noizy kishte mbetur i plagosur në këmbë nga vetë Alberti.

Por, kush do ta mendonte që pas një viti Alberti do të shihet në darkë përkrah ish-armikut të tij Noizyn?

Nganjëherë artistët e estradës janë aq të paparashikuar.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale duket tashmë  se ata kanë rregulluar raportet mes vete dhe po bëhen miq të mirë.  Por, se a do të bashkëpunojnë kjo gjë mbetët të shihet.

Të habitur nga kjo fotografi janë shprehur edhe fasnat. “po cake tu. i hec plumin nga b*tha noizit per ata caket mble bravo per krushqit e pajtimit si ju pajtun po ket rradh futini”, “CNe bashk kta dy tipat!????”, “Nejse s’ka problem njeriu edhe falet”, ishin vetëm disa komentet e shumta nga fansat.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë kishin ndodhur disa pakënaqësi brenda “Babastars”. Ishte vetë Alberti ai i cili kishte shprehur pakënaqësitë duke i shkruar Getit në “Viber” se ai po merret më shumë me Majkun sa i përket datave dhe se interesimi për Skivin e Cozmanin e Onatin është shumë më i vogël.

Alberti e kishte publikuar këtë bisedë duke lënë mbishkrim se kjo është arsyeja pse ai është jashtë “Babastars”.

Mirëpo, vlen të theksohet se Alberti nuk është personi i vetëm që dikur kishte armiqësi me Noizyn e tani shihen së bashku.

Edhe reperi i njohur Ledri Vula që dikur ishte në konflikt me Noizyn ka kohë që kanë rregulluar raportet.

Madje pak javë më parë ata publikuan edhe projektin e tyre të përbashkët “Dje&Sot”/Gazeta Express/

 

© Panoramaplus.al