10 Qershor, 2018

Albëria tha publikisht se burri e kishte tradhtuar gjatë martesës, por ja reagimi i tij


Gjatë një interviste disa ditë më parë, këngëtarja e njohur nga Kosova, Albërie Hadërgjonaj rrëfeu se bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar. Ajo pranoi se kjo ishte njëra prej arsyeve që ishte ndarë prej tij. Albëria ka treguar për marrëdhëniet e mira që ka me babain e vajzave të saj dhe se ata e respektojnë akoma njëri-tjetrin.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Një kat më lart” në “INTV”. E pyetur nga moderatori nëse ish-burri i saj ishte sikletosur nga deklaratat që ajo ka bërë, Albëria tregoi se ai është një person shumë mirëkuptues.

“Jo, absolutisht. Ai ka një respekt të jashtëzakonshëm, pavarësisht se u bënë shumë vite. Ai nuk është se i ka bërë me qëllim, ai ka qenë fëmijë për vete. Është njeri që kupton, e kupton jetën shumë mirë. Ai ka vuajtur më shumë se gjithkush tjetër prej shumë vitesh. Njeriu i parë që unë mund ta marr në telefon në qoftë se unë kam hall ose problem është ai”, ka thënë Albëria gjatë intervistes.

© Panoramaplus.al