Është një nga këngëtaret që pavarësisht të gjithash mbetet e bukur dhe shumë e preferuar nga publiku shqiptar, shpesh është përfolur nga mediat rozë për ndërhyrjet estetike që ka bërë, por kjo nuk e ka shqetësuar Albërie Hadërgjonajn.
E ftuar në emisionin “Një kat më lart” në “InTv” ajo ka rrëfyer pa asnjë problem se ka bërë ndërhyrej estetike dhe madje ka treguar edhe në cilat pjesë të trupit ka ndërhyrë. Madje ajo ka treguar se sapo të shkoj në Amerikë do të kryej një tjetër ndërhyrej.

“Hundën e kam bërë operacion, nuk do të them siç dëgjojmë zakonisht të thonë lart e poshtë se nuk merrnin dot frymë dhe bënë ndërhyrje. Unë merrja shumë mirë frymë, tani nuk marr frymë mirë”-ka thënë këngëtarja me humor.
Albërija gjithashtu ka treguar se sapo të largohet për në Amerikë shenjat që mund të ketë poshtë syve nuk do të jenë më sepse do të shkojë t’i trajtojë.
© Panoramaplus.al
