Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Alban Skënderaj ka surprizuar dhe emocionuar një fanse të tij të zjarrtë. Në emisionin e mbrëmjes së djeshme “Shqiptarët për shqiptarët”, Skënderaj është takuar me Sidorelën, e cila është e paralizuar.

Gjatë këtij takimi nuk është emocionuar vetëm vajza, por edhe Albani, i cili është përlotur edhe vetë gjatë surprises. Ndërkohë Sidorela gjatë gjithë kohës përsëriste: “Është e pamundur!”.
Madje kantautori i njohur këto emocione i ka shprehur edhe nëpërmjet një postimi prekës në llogarinë e tij në “Instagram”. “Sidorela! Ashtu siç ke emrin ke edhe shpirtin, melodi dhe frymëzim! Faleminderit qe me tregove ashtu si motra jote Aisha qe forca e dashurise dhe miresise mposhte çdo te keqe dhe fiton mbi çdo pengese! Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im, per kurajon, buzeqeshjen dhe shpirtin tend te paster ❤️ @sidritbejleri @ilir.hoxholli”, shkruan Alban Skënderaj.
© Panoramaplus.al

