16 Shtator, 2017

Alban Skënderaj lancon këngën e re, në fokus viti 93’


Këngëtari Alban Skënderaj sapo ka publikuar këngën e tij më të re.

 

Këtë herë ai vjen në një bashkëpunim me Lyrical Son. “Ishte viti `93” titullohet kënga që përshkruan edhe njëherë ato vite, duke kujtuar për të gjithë nostalgjikët disa detaje pikante për stilin dhe jetën e atyre viteve.

Kjo këngë sjell shumë ritëm dhe zgjon dëshirën për të kënduar dhe kërcyer.

 

Albani gjithmonë ka surprizuar fansat me prodhimet e tij muzikore, por këtë herë duket se ky guxim i tij për të tentuar një këngë larg produksioneve  në zhanerin e baladës, është duke u pritur mjaft mirë nga publiku dhe fansat.

 

© Panoramaplus.al