20 Prill, 2018

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriami i bën urimin e veçantë: Ameli dhe unë do të…


Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Alban Skënderaj feston sot ditëlindjen. Në 36-vjetorin e tij të lindjes ai ka marrë urime të shumta nga fansat, të cilët nuk e kanë harruar ditëlindjen e këngëtarit të tyre të preferuar.

Por sigurisht që nuk mund të mungonte as urimi i bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur Miriam Cani. Kjo e fundit ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi të Albanit, të cilën e ka shoqëruar edhe me një dedikim.

“Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë. Të jesh i suksesshëm si NJERI dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë. Ti ke ditur gjithmonë t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vet. Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Ameli dhe unë do të të duam perjetësisht dhe asgjë s’do kishte kuptim pa ty”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al