20 Shkurt, 2018

 “Alar Band” zbulon prapaskenat në “C’est la Vie”: Eva Alikaj shkonte 20 herë në tualet…


Grupi i njohur “Alar Band” ka qenë i ftuar në emisionin “Chaud Patate” në “NRG radio”, ku djemtë kanë folur për muzikën, por edhe për eksperiencën që patën me pjesëmarrjen në ‘C’est la Vie’ .

“Alar Band” zbuloi disa detaje që nuk diheshin në lidhje me partneren e tyre në konkurrim, aktoren Eva Alikaj. Djemtë thanë se e duan shumë Evën, pavarësisht se ajo i kishte “çmendur” pak me preferencat e saj muzikore.

“Ja kaluam shumë bukur te “C’est la Vie”, përveçse Eva na çmendi me ato këngët. Marrëdhënia me të ishte shumë, shumë, shumë e mirë, por zgjidhte këngë nga ato, post Enver Hoxha”, thanë ata duke qeshur. Ndërsa, kur u pyetën për disa nga prapaskenat e spektaklit “Alar Band” kujtoi sërish partneren e tyre, Evën.

“Eva gjithmonë para se të dilte në skenë, po mos të ikte 20 herë në tualet dhe po të mos e merrnim ne me altoparlant “Evaaaa… ku je se kemi radhën, o Eva?” . “Jam në tualet, po vij”, thoshte. Të gjithë mendonin se ajo ikte se vuante nga veshkat, por në të vërtetë ajo këndonte në tualet”,- u shprehën ata duke i thënë: “Eva të duam shumë, bëmë shaka deri tani”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al