28 Prill, 2022

Akuzuan Chris Brown dhe Drake se i kanë vjedhur këngën, çifti i kantautorëve merr vendimin e papritur


Hiti i Chris Brown dhe Drake i titulluar “No Guidance” është nën verifikim ligjor pasi u këngëtarët paditën nga një çift kantautorësh të cilët pretendojnë se kjo këngë iu është vjedhur atyre.

Por së fundmi ata kanë vendosur ta heqin Drake nga rasti. Kantautorët Brandon Cooper dhe Timothy Valentine hoqën vullnetarisht Drake nga padia e tyre, duke lënë Breezy dhe Sony Music Entertainment si të pandehurit e mbetur, sipas Billboard .

“Guidance” është kënga e Chris Brown dhe Drake, nga albumi i vitit 2019 “Indigo”.

TMZ shkruan se Cooper dhe Valentine ngritën padinë origjinale në tetor 2021, duke pretenduar se kishin një takim me një Cash Money A&R dhe duke këmbëngulur se kënga hit u hoq nga një këngë tjetër e quajtur “I Love Your Dress”.

© Panoramaplus.al