22 Janar, 2019

Akuzohet për përdhunim, këngëtari i famshëm përfundon në pranga


Këngëtari i famshëm Chris Brown ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është akuzuar për përdhunim. Arrestimi i tij ka ndodhur në Paris.

“Daily Mail” shkruan se një vajzë 24-vjeçare e ka akuzuar këngëtarin se e ka përdhunuar mbrëmjen e 15 janarit në një hotel luksoz në kryeqytetin e Francës.

“Brown dhe dy të tjerë janë në paraburgim në Paris, pasi një grua paraqiti një ankesë për përdhunim”, janë shprehur dy zyrtarë të policisë franceze.

Bëhet e ditur se këngëtari i njohur u arrestua të hënën dhe është ende në paraburgim, ndërkohë që policia është duke verifikuar akuzat.

© Panoramaplus.al