3 Tetor, 2018

Akuzat për përdhunim, “shpërthen” Ronaldo: Neveri, njerëzit duan të bëhen të njohur në kurrizin tim


Pas akuzave të Ketrin Majorgas, në gazetën gjermane “Der Spiegel”, ku pretendonte se Cristiano Ronaldo e kishte përdhunuar në vitin 2009, teksa gjendeshin në Las Vegas, ka ardhur edhe reagimi i portugezit.

Përmes një statusi të “Twitter”, CR7 i mohon kategorikisht këto akuza, dhe thotë se refuzon të furnizojë këtë spektakël mediatik, siç e quan, nga njerëz që kërkojnë të promovojnë veten e tyre në kurrizin e tij. Më poshtë, reagimi i plotë.

“I mohoj kategorikisht akuzat kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që është plotësisht kundër asaj që unë jam, dhe asaj që unë besoj. Jam aq i gatshëm sa për të pastruar emrin tim, por refuzoj të ‘ushqej’ spektaklin mediatik të krijuar nga njerëz që duan të promovojnë veten e tyre në kurrizin tim” – shkruan Ronaldo.

© Panoramaplus.al