7 Shkurt, 2019

Akuzat për përdhunim, mamaja e Ronaldos: Modelja nuk shkoi në dhomë për të… luajtur me letra


Mamaja e Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, ka reaguar nëpërmjet një prononcimi për një media portugezë në lidhje me akuzat e bëra së fundmi për përdhunim nga 34-vjeçarja Kethrin Majorga.

Ish-modelja amerikane akuzoi në vitin 2009 yllin portugez që sipas saj abuzoi seksualisht në Las Vegas. Madje ajo ka thënë se ishte paguar 290 mijë Paund për të mos folur. Por Ronaldo i mohon të gjitha këto akuza që kanë shpërthyer pas 10 vitesh.

Në prononcimin e saj, mamaja e Ronaldos, u shpreh besimplotë për djalin e saj, teksa akuzoi Majorgan se nuk kishte shkuar me të për të luajtur me letra, por për qëllime të tjera.

“Unë e njoh djalin tim. Kam besim te djali im kur bëhet fjalë për atë që ka ndodhur. Kur ajo shkoi atje, nuk vajti për të luajtur me letra”, është shprehur Dolores Aveiro.

© Panoramaplus.al