10 Tetor, 2018

Akuzat për përdhunim, ish-partnerja i del në mbrojtje Ronaldos: 11 muaj dashurie, me mua një xhentëlmen


“Kam qenë në një lidhje për 11 muaj me Cristiano Ronaldon, në kohën kur ai luante te Mançester Junajtid. Ishin 11 muaj të mbushur me dashuri”, kështu shprehet Raffaella Fico, ish-e dashura e portugezit, e ftuar një ditë më parë në “Un Giorno da Pecora” te “Rai Radio1”.

Portugezi, i cili sot është në qendër të akuzave për skandalin e përdhunimit të modeles Kathryn Mayorga, mbrohet nga modelja Raffaella Fico: “Ronaldo është një person i thjeshtë, i qetë dhe normal. Me mua ai ka qenë një xhentëlmen i vërtetë. Bashkë darkonim, shikonim ndonjë film e qetësoheshim, ndërkohë që ai mund të merrej me stërvitje edhe vonë në darkë, ku bënte muskuj barku”.

Çifti është njohur në një bar të njohur në Porto Cervo në mes të qershorit në vitin 2009, ndërkohë që takimi i parë në të cilin çifti u ‘kap mat’ ndodhi në Lisbonë më 27 qershor 2009, në prapaskenën e koncertit të Elton John.

Ishte dashuri e vërtetë, të paktën nga ana e Fico-s, e cila në të përjavshmen ‘Chi’ deklaronte: “Besoj vërtet në këtë ndjenjë. Kam besim. Kam frikë se mos gaboj. Nuk kërkoj publicitet dhe nuk dua ta humbas. Dëgjohemi vazhdimisht dhe shkëmbejmë mesazhe dhe unë po mësoj portugalisht”.

© Panoramaplus.al