9 Shkurt, 2018

Aktorja shqiptare: Kam qenë shumë e shëmtuar, pas operacioneve u bëra e lezetshme


Ana Lika së fundmi është shfaqur në disa programe televizive si dhe shfaqje teatrale, duke treguar aftësitë e saj në aktrim dhe në kërcim.

Por veç të tjerash ajo njihet si një vajzë fare pa komplekse dhe shumë e hapur në biseda kur vjen fjala për veten e saj.

Në një intervistë për Pop Culture ajo ka treguar se ka bërë dy operacione plastike në fytyrë, buzët dhe hundën.

“Kur kam qenë e vogël kam qenë shumë e shëmtuar. Tani jam e bërë dhe prandaj jam kshu si e lezetshme. Kam bërë hundën dhe buzët”, është shprehur ajo për gazetarin.

Duket se Ana është ndër të paktat personazhe publike e cila nuk e ka aspak bezdi të tregojë ndërhyrjet, edhe pse publiku në thuajse të gjitha rastet arrin që ta bëjë dallimin, por shumë vajza preferojnë të thonë se janë natyrale edhe pse tiparet e fytyrës u ndryshojnë vazhdimisht.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al