Flitet shumë për operacionet plastike te VIP-at, e në fakt janë të rrallë ata personazhe që e pranojnë diçka të tillë.

Por një rebele si aktorja Anna Lika duket se nuk e ka problem fare këtë pjesë. E ftuar në emisionin “Pop Culture” në “Top Channel”, Ana ka treguar vetë se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.
“Kur kam qenë fëmijë kam qenë shumë e shëmtuar, jo se tani jam e bukur, pasi tani jam e bërë. Kam bërë buzët dhe hundën, prandaj jam kinge”, ka thënë aktorja me sportivitetin që e karakterizon.
Gjithashtu mbesa e Ingrit dhe Inis Gjonit ka treguar edhe disa pjesë pikante nga fëmijëria, dhe nga momentet më të bukura që ka kaluar me dy tezet e saj të famshme.
© Panoramaplus.al

