30 Janar, 2018

Aktorja shpërthen ndaj gazetarëve: S’jam as kushëri me pushtetin


Prej disa ditësh, aktorja e njohur Ema Andrea është përfolur së shumti për lidhjen e saj të dashurisë. Por mesa duket asaj i ka ardhur në majë të hundës nga fakti i të qenurit në qendër të vëmendjes për një gjë të tillë.

Teksa në media po qarkullon lajmi për zbulimin e identitetit të dashurit të saj dhe pikturat nudo që ai i bënte aktores, aktorja ka reaguar ashpër nëpërmjet një postimini në rrjetin social “Instagram”.

“Vertet mendoni qe njihni te verteten time? Vertet mendoni se prej saj mund te blini nënkresën e qete te mbrëmjes suaj? Vertet ju shijon kafshata roze?… ok shijojeni…! Por vec nje pyetje… kur t’ju ike shkëlqimi fals roze, ku do e perplasni koken? … apo kështu bejne te gjithe vertikalisht si teto Lefka.. poshte e lart e lart e poshte moj bije… a te keqen!…

Kur te lodheni, se se keni fuqi, bëni telefon tek urgjenca! Fale Zot nuk bej art roze e sjam e as kushuri me pushtetin se kush do duronte nje salle me kunguj qokash! Te qete e paçi… lart e poshtë e poshtë e lart! A te keqen”, shkruan Ema Andrea.

Ndërkohë lajmet që janë shkruar deri tani janë për piktorin Elton Luarasi, i cili në llogaritë e tij në rrjetet sociale ka publikuar foto të shumta me Emën.

© Panoramaplus.al