16 Shtator, 2017

Aktorja kundër revistës ,më kanë zmadhuar gjoksin e buzët


Ajo është tepër natyrale në fotografitë e postuar në rrjetet sociale dhe duket se Emily Ratajkowski nuk është e lumtur që një revistë franceze ka përpunuar buzët dhe gjoksin e saj për kopertinën, duke i zmadhuar ato.

“Jam shumë e zhgënjyer të shoh buzët dhe gjoksin tim të përpunuar me ‘photoshop’ në këtë kopertinë”, ka shkruar Emily bashkangjitur fotos së postuar në Instagram.

Aktorja dhe modelja 26-vjeçare ka postuar dy fotot në llogarinë e saj të Instagramit, atë origjinale dhe atë të përdorur në kopertinë.

 

 

© Panoramaplus.al