11 Prill, 2018

Aktorja italiane, 53 vjeç dhe ende “miss bikini” (FOTO)


Pavarësisht se vitet kalojnë, Sabrina Ferilli mbetet një “sex bomb” i Italisë. Aktorja italiane është në moshën 53-vjeçare dhe ruan ende një trup perfekt, për t’ja patur zili shumë femra.

Së fundmi ajo është fotografuar nga paparacët së bashku me bashkëshortin e saj në një fundjavë relaksi në Toskana. Në një foto me bikini aktorja tregon se e ka mbajtur mirë fizikun e saj, edhe pse vitet rëndojnë në kalendar.

Revista e njohur italiane ‘Chi’ ka zbuluar pak detaje nga një fundjavë që Ferilli ka kaluar me bashkëshortin e saj, Flavio Cattaneo. Çifti frekuentohet që nga viti 2005, por në 2011 ata u zyrtarizuan në martesë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al