Një ditë më parë, aktorja e famshme turke Hande Erçel ka humbur nënën e saj. Aylin Erçel ndërroi jetë në spital, aty ku po merrte kurën për sëmundjen e rëndë.

“Haberler.com” shkruan se nëna e aktores prej kohësh vuante nga kanceri dhe nuk e fitoi dot betejën me të, duke u ndarë nga jeta mëngjesin e djeshëm.

Gjendja e Aylin ishte përkeqësuar javën e fundit të vitit 2018, ku Hande ka folur për nënën e saj në disa intervista.
Ndërkohë aktorja për t’i qëndruar pranë mamasë së saj në ditët më të vështira, ka ndërprerë punën e saj që po xhironte për një serial të ri televiziv.

Kujtojmë që Hande Erçel njihet si Selin në serial “Vajzat e diellit”, po ashtu ka aktruar edhe në disa role tjera filmike.


