2 Dhjetor, 2020

Aktorja e njohur bën deklaratën e fortë: Jam transgjinor dhe dua të më thërrisni me “ai”


Aktorja e njohur, Elliot Page, deklaroi të martën se është transgjinor.

ellen page (3)

Në një postim të gjatë në rrjete sociale, Page kërkon t’i drejtohen me “ai” dhe falënderon këdo që e ka mbështetur në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë, raporton “New York Times”.

ellen page (4)

Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu. Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

ellen page (5)

Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans”- ka shkruar ndër të tjera Page.

ellen page (2)

Page, një aktor dhe producent 33-vjeçar nga Kanadaja, është martuar me koreografen Emma Portner në vitin 2018.

ellen page (1)

Personazhe të famshëm dhe kolegë e kanë mbështetur Page për faktin që zgjodhi të thotë hapur të vërtetën.

© Panoramaplus.al