25 Mars, 2021

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë, por vëmendjen e merr emri i veçantë i së bijës


Aktorja e njohur Ashley Tisdale është bërë nënë për herë të parë.

ashley tisdale (9)

Tisdale njoftoi përmes një postimi në Instagram se ajo dhe bashkëshorti i saj, Christopher French, mirëpritën vajzën e tyre dje, raporton “Billboard”.

Tisdale zbuloi emrin e veçantë të vogëlushes, duke publikuar edhe një foto, por pa i zbuluar portretin.

ashley tisdale (8)

Jupiter Iris French mbërriti në Tokë më 3.23.21”,- shkroi aktorja.

Aktorja njoftoi shtatzëninë e saj në shtator, kur postoi fotot e para me barkun e rrumbullakosur. Ditë para se të lindte, ajo reflektoi në faqen e saj “Frenshe” rreth luftës për të pranuar ndryshimin e trupit gjatë shtatzënisë.

ashley tisdale (7)

Të shoh trupin tim të duket kaq ndryshe është ende pak befasuese për mua. Ndihem sikur unë nuk e njoh plotësisht veten dhe duket pothuajse si një përvojë jashtë trupit.

ashley tisdale (2)

Më vijnë në mendje mendime si, ‘A jam unë vërtet kjo?’ Unë mendoj se bëhet fjalë për pranimin e trupit vs dashurisë për trupin. Mendoj se mund ta doni trupin tuaj, pa marrë parasysh çfarë forme ka, por është pjesa e pranimit që më ngacmon pak.

ashley tisdale (1)

Unë e kam bërë publike shumë herët shtatzëninë dhe ka pasur njerëz që thoshin: ‘Unë mendoj se je më shumë muajshe sesa mendon’; ‘A i ke binjakë?’- të gjitha këto gjëra janë shumë invazive,“- tha ajo.

ashley tisdale (4)

Sidoqoftë, unë i fshiva ato komente siç bëj me çdo lloj kritike. Unë mendoj se ndryshimi mund të jetë i vështirë, por unë i them çdo ditë ‘Të dua’ trupit tim, sepse po bën aq shumë, kjo që po krijon është një mrekulli e bukur.

ashley tisdale (3)

Artistja përfundoi postimin e saj duke thënë se do t’i japë kohë trupit ta marrë veten dhe se do të kujdeset shumë për të.

© Panoramaplus.al