Aktorja Stefanie Davis, ka dhënë lajmin e bukur së është bërë nënë e një djali për herë të dytë.

Ylli i Hollyoaks, e bëri të ditur ndodhinë me anë të një postimi në Instagram teksa ndau një sëri fotosh me të voglin e porsalindur.

Teksa pranuan se kjo shtatzëni ka qenë mjaft e vështirë dhe traumatike, tashmë çifti janë shumë të lumtur që mbajnë të shëndetshëm në duar djalin e quajtur Samuel.

“Ka qenë një përvojë traumatike, por më në fund je këtu në krahët tanë. Nuk e kam menduar kurrë se mund ta dua mamanë tënde më shumë sesa e dua tani, por kjo është kaq e veçantë dhe një dashuri e pakushtëzuar që nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Mirë se erdhe në botë djali im i bukur Samuel McKalroy,” ka shkruar bashkëshorti i Stefanie.

Ndër të tjera Jeremy zbuloi edhe arsyen pse e kishte djalin Samuel teksa shkruante në postim se ky emër ishte i vëllait të tij të ndjerë.

“Ke emrin e xhaxhait tënd, do të doja shumë që ai të të kishte takuar dhe të të kishte dashur aq shumë sa më deshi mua” shkroi ai.

© Panoramaplus.al

