11 Mars, 2021

Aktorja e “Game Of Thrones” tenton të gjejë dashurinë online përmes këtij aplikacioni


Emilia Clarke ka pranuar publikisht se ka përdorur një aplikacion për të gjetur dashurinë, shkruan “The Sun”.

emilia clarke (3)

Aktorja 34-vjeçare e “Game of Thrones” thuhet se ka krijuar një profil në aplikacionin “Raya”, i cili synon vetëm “të pasurit dhe të famshmit”.

emilia clarke (6)

Një burim tha: “Njohjet kanë qenë thuajse të pamundura për shkak të izolimit nga koronavirusi, por disa miq biseduan me Emilia-n për ta bindur që të merrte pjesë në ‘Raya’. Ajo pranoi t’i jepte një shans”.

emilia clarke (4)

Mirëpo, një tjetër shtoi: “Së fundmi, ajo e fshiu profilin që kishte, sepse nuk gjeti atë që po shpresonte të gjente”.

emilia clarke (5)

Emilia ka qenë e lidhur me regjisorin e filmit, Charlie McDowell, si dhe me James Franco, Seth MacFarlane.

Aplikacioni ka tërhequr edhe artistë të tjerë, si Sam Smith, Paul Mescal, carol Vorderman dhe Candice Brown.

© Panoramaplus.al