Aktorja e famshme turke Nurgul Yesilçay ka patur një kërkesë të veçantë për ndjekësit e saj në “Twitter”.

Nurgul, e njohur në vendin tonë si “Gylseren” nga telenovela “Fate të kryqëzuara”, u ka kërkuar ndjekësve të luten për gjendjen shëndetësore të ish-bashkëshortit aktorit të njohur Cem Ozer.

Ky i fundit, raportojnë mediat turke, pësoi një aksident ku theu këmbën gjatë xhirimeve për filmin e ri dhe u dërgua në Stamboll për trajtim.

“Cem është në kujdes intensiv! Unë besoj se babai i fëmijës tim do të jetë i fortë! Ju lutem lutuni për të”, shkruante aktorja në postimin e saj.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
