Ajo është kthyer në një prej personazheve më të dashur të publikut shqiptar me rolet e famshme si ‘Elif’ tek “Diamante dhe dashuri” apo ‘Syhan’ te “Xhesuri dhe e bukura”.

Është fjala për aktoren e famshme turke, e cila edhe pse një ndër aktoret më të suksesshme, ka marrë vendimin e papritur për të hequr dorë nga aktrimi.

Sipas mediave në Turqi, arsyeja që e ka shtyrë Tubën të marrë këtë vendim është dëshira për tu bërë skenariste. Madje, ajo e ka gati skenarin e parë për t’ia prezantuar regjisorit turk Tomris Giritlioglu.


