7 Janar, 2021

Aktorja e famshme thyen rregullat anti-COVID, policia i vihet pas dhe e kap mat në …


Aktorja e njohur, Priyanka Chopra është ndjekur pas nga policia pasi theu masat anti-COVID të vendosura nga Britania.

Ajo u kap mat teksa shkoi në një sallon bukurie në Londër, por Mbretëria a Bashkuar e ndalon këtë shërbim, si një masë e ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas The Mirror, aktorja mbërriti në sallonin e bukurisë së bashku me nënën e saj, Dr Madhu Chopra dhe qenin, Diana rreth orës 16:55.

I pranishëm ishte e make-up artisti i famshëm, Josh Wood. Policia shkoi në sallonin e bukurisë për t’i qortuar, ndërsa nuk vendosi asnjë gjobë ndaj tyre.

Priyanka thuhet se është izoluar në Londër së bashku me bashkëshorten e saj, këngëtarin Nick Jonas.

Ajo ishte në qytet për të xhiruar për filmin e saj të ardhshëm “Text For You”.

Xhirimet duhet të mbaronin në fund të këtij muaji, ndërsa ekipi i produksionit po përpiqet të kthehet më shpejt në SHBA.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al